Vendi
Rama takon Macron, flasin për vizitën e tij në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka takuar presidentin francez, Emannuel Macron, në Samitit e 17-të të Frankofonisë që po mbahet në Erevan të Armenisë.
Kryeministri ka theksuar se pritet që presidenti francez të vizitojë Shqipërinë, ndërsa në takim u theksua fakti se dy vendet do të vijojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme me qëllim përafrimin e qytetarëve të të dyja shteteve përmes veprimtarive të ndryshme.
“Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë?????”.
Reklamë
Ndërkohë nuk dihet asnjë detaj tjetër në lidhje me atë çfarë është diskutuar mes dy liderve dhe s’ka një datë fikse për vizitën e tij në vendin tonë.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




