Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim të veçantë ambasadorin amerikan Donald Lu dhe atë të BE-së Romana Vlahutin. Në takimin që zgjati për mbi një orë është biseduar mbi ecurinë e reformës në sistemin e drejtësisë, në mënyrë të veçantë për votimin e dy ligjeve për KLGJ dhe KLP-në, të cilat priten të hidhen për votim në seancën e së enjtes. Takimi mes kryeministrit dhe ambasadorëve vjen në një moment kur Gjykata Kushtetuese vendosi të dërgojë për mendim ne Komisionin e Venecias ligjin për vetingun, i cili u ankimua nga ana e opozitës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *