Kreu i qeverisë është takuar sot në New York me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.

 

Rama ka postuar në rrjetin social Facebook një foto krah Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit në largim të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dmitar Kovaçevski.

 

Këtë javë liderët e gjithë vendeve të botës do të bëhen pjesë e diskutimeve në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *