E enjte, 1 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama takon kryeministrin grek, Mitsotakis: Ju mbështesim për negociatat

Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po merr pjesë ne punimet e asamblese se pergjithshme te kombeve te bashkuara.

 

Reklamë

Gjatë qëndrimit në New York ai u takua këtë të hënë me kryeministrin grek Kiriakos Mitsotaqis me të cilin pati një prezantim miqësor dhe bashkëbisedim të hapur.

 

Vetëm pak javë para se vendet anetare te BE-së te vendosin per hapjen e negociatave me Shqiperine, mediat greke shkruajnë se Mitsotaqis premtoi mbështetjen e tij në këtë drejtim nëse Shqipëria përmbush të gjitha kushtet e vendosura nga unioni.

 

Mitsotaqis madje ftoi Ramën në Athinë në samitin e 29-30 tetorit mes vendeve të BE-së dhe arabike për të zhvilluar një bisedim më të gjerë për marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Kryeministri grek shprehu gjithashtu shqetësimin për situatën e krijuar në vendin tonë nga tërmetet, si dhe siguroi mbeshtetjen e Greqise per perballimin e pasojave te lekundjeve.

 

Ndërsa ndodhet në New York, kryeministri Rama ka lajmeruar se do te takoje presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes Donald Trump si dhe do të flase në emër të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë