Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet me zyrtarët më të lartë të Berlinit zyrtar. Kreu i qeverisë shqiptare mësohet se është takuar rreth orës 10 me kreun e Parlamentit të Gjermanisë Volfgang Schäuble.

 

Biseda është përqendruar tek procesi europian i Shqipërisë, e më konkretisht tek rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave për anëtarësim. Reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë viteve të fundit, të miratuara në Parlament, mësohet se kanë pjesë e bisedës mes kryeparlamentarit gjerman dhe shefit të ekzekutivit shqiptar.

 

Theksi është vënë tek reforma në sistemin e drejtësisë dhe zbatimi i pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, përmes procesit të vettingut.

 

Vizita e kryeministrit Rama në Berlin kulmon me takimin që do të ketë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Mësohet se para takimit Rama dhe Merkel do të kenë një deklaratë për mediat, e cila më pas do pasohet me takimin kokë më kokë.

 

Nisja e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë do të jetë kryefjala e takimit. Gjermania është një ndër vendet kryesore e më me influencë në Bashkimin Europian, vendimi i së cilës konsiderohet si shtysë për një vendim pozitiv. Do të jetë mbledhja e Këshillit Europian në qershor, e cila do të vendosë nëse Shqipëria do të nisë bisedimet për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *