Subscribe

Ndërsa Shqipëria vijon të përballet me pasojat e krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë, qeveria ofron garanci sovrane për të gjitha bizneset importuese dhe eksportuese që janë përfshirë në zinxhirin e furnizimit me mallrat e shportës.

 

Kryeministri Rama siguroi tregtarët e mëdhenj se në asnjë rast ata nuk do të dalin të humbur.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Kështu që kjo garanci sovrane është për këtë qëllim; që të gjithë ata që janë përfshirë në zinxhirin e ushqimeve bazë të kenë mundësi që sot të shpenzojmë më shumë se zakonisht, për të patur një rezervë ekstra përtej asaj normale për çdo rast. Dhe kjo rezervë është edhe shtetërore në çdo kohë, ju do ta përdorni si çdo gjë dhe çfarë mbetet, për shkak të mbifurnizimit do ta marrë shteti. Është e garantuar. Nuk humbisni asnjë qindarkë.”

 

Në kushtet e mungesës së energjisë dhe rritjes së çmimit në bursat e huaja, bizneseve te mëdha iu sugjerua nga Rama që të investojnë në panelet diellore.

 

“Çdo biznes i madh prodhues apo përpunues që ka një konsum energjie më të lartë sesa i zakonshmi për shkak të punës së gfet që do të investojë për të prodhuar energji me panele diellore, do të bëjë një investim jashtëzakonisht të arsyeshëm dhe me përfitim në kohë e nuk do të ketë më dhimbje koke. Sigurisht është një investim jo i vogël në fillim, por në afatgjatë është fitues.”

 

Qeveria – shtoi Rama, – do të bëjë ç’është e mundur që të mos e rrisë çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël. Po ashtu, fermerët do të vijojnë të ndihmohen me naftën pa taksa, për ti dhënë shtysë këtij sektori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *