E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama takon Bill De Blasio

Në ditën e parë të vizitës ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, kryeministri Rama është takuar me kreun e bashkisë së Nju Yorkut, Bill De Blasio. Shefi i qeverisë shqiptare vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe nënvizoi rolin që SHBA ka luajtur në mbrojte të interesave kombëtare shqiptare. “Kënaqësi e posaçme mikpritja e kryebashkiakut të Nju Jorkut në stacionin e parë të vizitës në SHBA” – shkruan Rama ne Facebook. Zyra e shtypit te qeverise ben te ditur se kryetari i bashkisë Bill De Blasio, e ka përgëzuar kryeministrin Rama për reformat e ndërmarra dhe ka vlerësuar rolin e Diasporës shqiptare ne Nju Jork. Rama mori pjese edhe ne nje aktivitet te organizuar nga komuniteti shqiptar ne Nju Jork. Ai foli per samitin e pare mbarëkombëtar te Diasporës, qe do te zhvillohet ne muajin nëntor ne Tirane. Sipas kryeministrit, ky samit do te ndërtojë me shume ura dijeje dhe bashkëpunimi ne çdo fushe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë