E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama takon ambasadorin e Arabisë Saudite në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se ambasadori i ka sjellë edhe një tunikë, të cilin e veshi në shenjë falenderimi për ftesën miqësore.

“Me ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, që bashkë me ftesën e Princit të Kurorës, Mohammed Bin Salman al Saud, për të vizituar Riadin e për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, më solli edhe një tunikë, të cilin e vesha në shenjë falenderimi për ftesën miqësore nga një prej liderëve më reformatorë dhe transformues të kohës së sotme”, shkruan Rama.

 

Reklamë
View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë