Subscribe

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Edi Rama u takua edhe me liderët opozitarë atje.

 

Pas Albin Kurtit, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

 

Rama u prit me një ceremoni shtetërore në Prishtinë nga Albin Kurti, e më pas, u mbajt dhe një konferencë e përbashkët mes dy krerëve të qeverisë, ku në fokus ishin një sërë çështjesh.

 

Vizita e Ramës në Kosovë me ftesë të Albin Kurtit, vjen në një moment tensionesh mes Prishtinës zyrtare dhe Beogradit. Kjo për shkak të përplasjeve për target e përkohshme, teksa reciprociteti i vendosur nga qeveria e Kurtit nuk i ka pëlqyer aspak Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *