Kryeministri Edi Rama eshte pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Frances Emanuel Macron ne Pallatin Elise.
Në takimin që ka nisur në orën 11 të paradites së kësaj të mërkure dhe që ka zgjatur për rreth një orë, kryeministri Rama ka kërkuar mbështetjen e Francës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë.
Gjatë takimit shefi i ekzekutivit shqiptar është përqenduar tek reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, me qellim afrimin e vendit me BE. Fokusi ishte tek refroma në sistemin e drejtësisë dhe zbatimi i procesit të vettingut. Po ashtu, lufta kundër krimit dhe korrupsionit kane qëne në qendër të bisedës mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Macron.
Takimi i shefit te ekzekutivit shqiptar me Macron, eshte pjese e turit te lobimit qe ka ndermarre kryeministri rama, ne funksion te vendimit per çeljen e negociatave per anetaresim te Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Franca është një ndër shtetet me peshën më të madhe në radhët e BE-së dhe opinioni i saj, së bashku me atë të Gjermanisë konsiderohet tepër i rëndësishem.
Vizita zyrtare nw Paris vjen rreth dy javë pas takimit që kryeministri Rama pati në Berlin me Kancelaren gjermane Anglea Merkel, ku temë e bisedës ishte hapja e negociatave.
Gjatë atij takimi, Merkel ofroi mbështetjen e qeverisë së saj për procesin e integrimit të Shqipërisë, por duke nënvizuar nevojën për thellimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rezultatet konkrete nga refroma në sistemin e drejtësisë.