Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Tony Blair, ish-kyeministrin britanik.

 

Bëhet me dije se takimi është mbajtur në “Vila 31” në zonën e Ish-Bllokut. Takimi ka zgjatur disa minuta, ndërsa nuk dihet se për çfarë specifikisht kanë diskutuar.

 

Kujtojmë sot pritet që të mblidhet Grupi Parlamentar i PS, ku çdo deputet do të dorëzojë tre emrat e propozuar për kandidat për presidentin e ri.

 

Gjithashtu në këtë mbledhje do të diskutohet me qëndrimin që do të mbajë Partia Socialiste për Orlando Rakipin, babai i tij ish-deputeti Aqif Rakipi, u shpall “non grata”nga Amerika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *