Kreu i qeverisë Edi Rama ka pritur sot në Kryeministri, homologun e Portugalisë, Antonio Costa.

 

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama shkruan se kryeministri portugez është një reformator i mirënjohur dhe i vlerësuar.

 

Rama më rej zbardhi edhe detaje nga diskutimi mes tyre, ku në fokus ishin projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë e dy vendeve, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali!

 

Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali!”, shkruan kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *