Një ditë përpara mbledhjes së kryesisë së Partise Socialiste, ku pritet të zyrtarizohen emrat e 61 kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit, kryeministri Edi Rama po takohet këtë të premte me drejtuesit politik të 12 qarqeve.

Takimet nisen pas mesdite në zyrën e kryeministrit ku kane hyre njeri pas tjetrit drejtuesit politike të qarqeve për të diskutuar emrat e atyre që do te garojnë nën singlen e Partise Socialiste.

Per disa bashki idete jane te qarta, sic eshte rasti i Fierit, Vlores, Korces e Tiranes ku rikandidojne emrat qe drejtojne aktualisht kete institucione vendore.

Te tjera bashki te medha si Elbasani e Durresi, shohin te largohen emra te njohur si Qazim Sejdini e Vangjush Dako. Ne Elbasan eshte i sigurte kandidimi i Gledian Llatjes, aktualisht prefekt i qarkut.

Ne Durres me gjase pasuesi i Dakos do te jete nje femer ndonese gara eshte shume e forte.

Ne Lezhe eshte i sigurte kandidimi i Pjerin Ndreut ndersa ne Gjirokaster Flamur Golemi.

Ne disa bashki te tjera ka ende dilema dhe kjo eshte arsye qe Rama po takohet koke me koke me drejtuesit politik te qarqeve ne PS.

Takimet koke me koke mes Rames dhe te deleguarve te PS ne qarqe u mbyllen rreth ores 19:15 ndersa gjithçka pritet të zyrtarizohet mëngjesin e së shtunes me mbledhjen e kryesise qe nis ne oren 09:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *