E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef 2 Eps) deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Rama, takim për zgjedhjet lokalet 2019

Strategjia e qeverise per vitin e ardhshëm dhe përgatitjet per zgjedhjet lokale kane dominuar ditën e dyte te takimit qe kryeministri Edi Rama zhvilloi me ministrat dhe disa prej figurave te rëndësishme te Partisë Socialiste ne Vlorë.

 

Ndërsa diten e pare diskutimet u përqendruan tek analiza e vitit te pare te qeverisjes, paraditen e se shtunës mbledhja është fokusuar tek prioritetet per vitin 2019.

 

Zhvillimi më i rëndësishëm politik i vitit 2019 janë padyshim zgjedhjet Lokale dhe  takimi eshte dominuar nga pergatitjet qe Partia Socialiste do të bëjë për të fituar betejen e ardhshme elektorale.

 

Mesohet se strategjia per zgjedhjet është diskutuar vetëm në një grup të ngushte e përvec kryeministri Edi Rama kanë marrë pjese dy ministrat Damian Gjiknuri e Ditmir Bushati, Gramoz Ruci, numri dy i PS, Taulant Balla, bashkekryetari per reformen zgjedhore Bledi Cuci e koordinatorja per bashkeqeverisjen Elisa Spiropali.

 

Burime nga takimi sqarojnë se eshte vendosur qe Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste te mblidhet pas dy javësh, ne datën 7 shtator.

 

Edhe pas mbledhjes se Vlorës mbetet ende e paqarte nëse kryeministri Edi Rama do te ndryshoje përbërjen e kabinetit te tij apo do te vendose te qeverise me te njëjtin ekip ministrash.

Më shumë video