Subscribe

Reformat e qeverisë po përballem me një front kundërshtie, nga opozita dhe individë të tjerë. Deklarata është bere nga kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti për anëtarësimet e reja në PS.

Edi Rama:

Reformat kanë krijuar një front kudnërshtire që kanë mbledhur njerëz të ndryshëm kundër reformave. Ky front kundërshtie që udhëhiqet nga qeveria e vjetër ka qëllimin që të deformojë të vërtetën, të spekulojë dhe sajojë gjëra të paqena, shifra të pavërteta, për të thënë se reformat kanë sjellë një kosto të madhe.

Pavarësisht sulmeve dhe akuzave, kreu i qeverisë tha se është e faktuar se ekonomia shqiptare po pëson rritje.

Edi Rama:

Natyrisht që ka probleme dhe ekonomia nuk po lulëzon, por sot ekonomia po jep shenja shumë inkurajuese rimëkëmbjeje, eksportet, konsumi po japin shenja inkurajuese rimëkëmbjeje.

Gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësisë në PS, nuk kanë munguar as batutat mes kryeministrit dhe deputetit Pandeli Majko. Ky i fundit nuk ngurroi të thumbonte edhe oponencën e brendshme në parti.

Pandeli Majko:

Unë kam dorë të keqe se i kam dhënë teserë Koço Kokëdhimës dhe Ben Blushit, të dy  kontroverse, Por mos u shqetëso se të dy pjesë e jona janë.

Edi Rama:

Pandi dha dy alternativa, por t’i mbahu fort pas Pandit, se historia ka treguar se i mbijeton çdo dallge dhe mua më ka dalë më mirë se ata që shkojnë sa andej këndej.

 

 

x

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *