Kryeministri Edi Rama do të takohet këtë të mërkurë në 13:00 me orën locale në Uashington ( ora 19:00 në Shqipëri) me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo.

Lajmi konfirmohet nga zyra e shtypit e DASH.

Takimi i Ramës me numrin dy të Shtëpisë së Bardhe vjen edhe në cilësinë e Kreut të Misionit të OSBE pasi Shqipëria është drejtuese e misionit të OSBE që nga janari I këtij viti.

Megjithatë zhvillimet e rëndësishme në rajon në Shqipëri pritet të jenë teme e takimit të nivelit të lartë të kryeministrit shqiptare me Mike Pompeon në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Më pas kreu i qeverisë është i ftuar në këshillin atlantik, ku do të flasë për zhvillimet më të fundit të Shqipërisë në rrugën e integrimit në bashkimin evropian.

Teme e bashkëbisedimit do të jetë edhe roli i vendit tone në NATO, reformat e ndërmarra dhe mundësitë e reja në forcimin e bashkëpunimit me vendet e ballkanit perëndimor, të BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *