Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Rama teksa i falenderoi dhe u shprehu mirënjohje,  tha se  kjo skuadër shkëlqeu në fazën hyrëse të procesit dhe mori vlerësimet më të larta nga Brukseli.

Më tej kreu i qeverisë thotë se ata meritojnë falënderimet inkurajuese për të vazhduar më tej, në një rrugë ku çdo hap ngre më lart nivelin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Shqipëri.

Meritoni që ta konsideroni në aspektin e karrierës profesionale por edhe të kontributit tuja patriotik vitin 2023 si vitin më kuptimplotë. Unë besoj që jo vetëm nuk është pak por është një surprizë pozitive që nga ky proces ku faktikisht ju keni bërë një numër të konsiderueshëm takimesh dhe keni parashtruar 797 çështje, përfundimi është se Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për tu konsideruar gati për anëtarësim në BE. Mbi 50% është shumë duke pasur në konsideratë që jemi në fillim të procesit. Shqipëria është larg së qenit ai vendi i perceptimit që ushqehet së brendshmi nga vetë natyra jonë“, tha Rama./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *