Subscribe

Kryeministri Edi Rama u ka komunikuar mësuesve vendimin e qeverisë për rritjen e pagave. Gjatë takimit me mësuesit në Berat, shefi i ekzekutivit tha se qeveria po përpiqet me të gjitha mundësitë për t’u rikthyer atyre mundin e investuar, përmes mbështetjes morale dhe financiare.

“Dhe faktikisht, rrit rrogën e mësueseve mesatarisht 10% e mesatarisht 10% është një shumë konsistente po të kemi parasysh që në tërësi, shteti do të vendosi 100 milionë dollarë plus një subvencion për rrogat dhe pensionet ku 18 milionë pre tyre janë vetëm për arsimin. Ju do keni të njëjtat taksa, sistemi i taksave nuk ndryshon, por do keni një rrogë më të lartë e nga kjo rrogë më e rritur do të përfitojnë 34 660 punonjës arsimor. Në pjesën e poshtme rritja do jetë shumë e fortë, në pjesën e punonjësve që hyjnë  tek rrogat minimale. Rrogat e tyre do ti rrisim 35% në të gjithë fashën e rrogës minimale.”

Gjata qëndrimit në Berat, kreu i qeverisë ka parë nga afër zhvillimin e projektit të Rilindjes urbane. Përmes një investimi me vlerë 60 milionë lekë, projekti ka bërë të mundur restaurimin e lulishtes, sistemimin e rrugicave, bordurave, ndriçimit, gjelbërimit dhe sistemimit dekorativ të sheshit me gurë të zonës. Një projekt tjetër i rëndësishëm urban, me vlerë 300 milionë lekë është edhe ai për rikualifikimin dhe rikonstruksionin e disa rrugëve që ndodhen rreth stadiumit “Tomori”.  Kryeministri ka inspektuar punimet edhe në Urën Vajgurore, ku nga investimi prej 180 milionë lekëve, është vënë në zbatim projekti i ri i digës mbrojtëse në dy anët e lumit.

“Kjo është një zonë që ishte një tmerr dhe faktikisht 25 vjet rresht përmbytej çdo vit e më shumë.”

Kryeministri ka ndjekur zbatimin e projektit për Rilindjen Urbane edhe në Poliçan, ku rruga hyrëse e qytetit është një prej infrastrukturave që do t’i nënshtrohet rikonceptimit dhe rikonstruksionit të plotë të saj, përmes një investimi prej  61 milion lekë. Gjithashtu, ai u njoh edhe në ndryshimet në qytetin e Çorovodës, që i është nënshtruar ndërhyrjeve intensive në rrugë dhe sheshe.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *