E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama takim me kryeministrin Lapid, në fokus bashkëpunimi për sigurinë kibernetike

Kryeministri Edi Rama, zhvilloi sot një takim me kryeministrin e Izraelit, Yair Lapid.

 

Reklamë

Kreu i qeverisë u shpreh përmes një postimi në rrjetet sociale se në qendër të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes.

 

Gjithashtu, Rama me homologun e tij izraelit diskutuan për bashkëpunim në fushën e ekonomisë dhe të turizmit.

 

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”, shkroi Rama në një postimi në rrjetet sociale.

 

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Tel Aviv, Izrael, i shoqëruar nga ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Më shumë video

Reklamë