Subscribe

Agjencia e Sigurisë Kibernetike e Izraelit do të jetë partneri strategjik i Shqipërisë për mbrojtjen kibernetike.

 

 

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, i cili u takua me kreun e kësaj agjencie, gjatë vizitës së tij në Tel Aviv.

 

 

“Me drejtuesin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të Izraelit, e cila do të jetë partneri ynë strategjik në fuqizimin e mbrojtjes kibernetike dhe ngritjen e një qendre ekselence për sigurinë kibernetike.”- shkruan Kryeministri.

 

 

Rama së bashku me ministret Muzhaqi e Ibrahimaj ndodhen prej dy ditësh në Izrael për një vizitë zyrtare.

 

Më herët kryeministri u takua me homologun e tij izraelit Yair Lapid, kreun e opozitës Benjamin Netanyahu si edhe zyrtarë të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *