Subscribe

Një nga shqetësimet e biznesit është se kontrollohen nga shumë institucione dhe në kohë të ndryshme. Dhe nuk janë pak, por 8 agjenci që bllokojnë punën e kompanive, duke verifikuar dokumentacionin përkatës. Por qeveria ka vendosur te unifikoje kontrollet: Një here ne vit, kur tatimet do te bëjnë verifikimet e nevojshme, do te jene edhe 8 agjencitë prezent. Ne një takim me 20 ekspertuesit me te mëdhenj ne vend, kryeministri Edi Rama ka premtuar mbështetjen e qeverise, për te ndihmuar këtë sektor, i cili po ndjen efektet negative te rënies se çmimeve, për disa produkte ne tregjet ndërkombëtare. Por pavarësisht rënies se çmimeve, eksportet ne tërësi kane shënuar rritje, ndaj për kryeministrin janë disa tregues qe e bene qeverinë optimiste, se rritja ekonomike do te jete mbi 3 %. Ky takim i kryeministrit Rama me eksportuesit, vjen ne nje kohe, kur bizneset e kësaj fushe, kryesisht ata te lendeve minerare, kane kërkuar ulje te taksave për te përballuar efekte negative te tregut ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *