Subscribe

Duke nisur që nga muaji mars, te gjithë të sëmurët me tumor tashmë mund të marrin pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shërbimin e radioterapisë. Një investim i qeverisë shqiptare dhe një kredi nga austriakët ka mundësuar vendosjen e Akseleratorit të parë Linear, një aparaturë bashkëkohore për trajtimin e sëmundjeve onkologjike. Kryeministri Rama, ka vizituar nga afër këtë investim me vlerë 565 milion lekë, dhe tha se synimi i qeverisë është që të restaurojë totalisht çdo repart të QSUT-së. Drejtorja e kësaj qendre tha se numri i personave që do të përfitojnë nga ky shërbim çdo vit shkon në 640. Aparatura moderne do të shkurtojë radhët pranë onkologjikut, pasi ka kapacitet të kryejë 60 procedura terapeutike në ditë. Ministria e Shëndetësisë kja mundësuar që prej datës 1 shkurt edhe mamografinë falas për çdo grua në Shqipëri, në mënyrë që të parandalohen sëmundjet tumorale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *