Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në ligjin e anti-shpifjes shumë shpejt do jetë gati klauzola edhe për lajmet e rreme në gjendje të jashtëzakonshme.

 

Në mledhjen e qeverisë Rama tha se lajmet e rreme dhe lodrat mediatike në situata të jashtëzakonshme janë kriminale.

 

“Mjafton rasti i Durrësit, një lajm kriminal i shpërndarë se po bie spitali i Durrësit solli një të vdekur e pa llogaritur kaosin e të plagosurit në përpjekjen për të ikur nga spitali, kur lajmi se po shembej spitali kur spitali nuk kishte asgjë. Në seancën e fundit për këtë vit, do të kalojë dhe paketa antishpifje. Të shpifësh në kohët kur vendi është në kushtet e emergjencës është kriminale. Shpifjet në emergjencë janë super kriminale”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *