Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS ka sulmuar opozitën, duke e etiketuar si forcë pa strategji dhe pa ofertë për të ardhmen.
Në fjalën e tij, Rama tha se e vetmja gjë që po bën opozita, është që merret me punët e qeverisë dhe hedh akuza të pabaza për fitoret e një pas njëshme të kësaj force politike.
Lexo edhe :
Related Posts
“Ne do të fitojmë gjithmonë”, tha kryeministri Rama më tej në fjalën e tij.
“Disa thonë që ne i blejmë votat, e disa thonë se nuk kanë pasur alternativë, disa thonë që ndërkombëtarët mbyllin sytrë para të keqes më të madhe që jemi ne e të tjera budallallëqe të guximshme si këto. Të gjithë këta bashkohen në pikën që në Shqipëri nuk ka zgjedhje sepse i fitojmë vetëm ne. Aman të gjithë këta bashkë janë njësoj. Por çdo njeri i arsyeshëm që shesh me sytë e vet, e kupton që ne do të fitojmë përsëri. Ndërsa ata kundërshtarët tanë, qofshin të vjetër apo të rinj në moshë vetëm humbin dhe do të humbin përsëri. Ata flenë më herët se ne dhe zgjohen më vonë, ata merren tërë ditën vetëm me ne dhe nuk bëjnë asnjë ditë për të mbjellë besim në popull pëer veten e tyre. Qasja e tyre ndaj ngajrjes kriminale në Pogradec, është domethënëse për të ilustruar se kush janë ata. Të gjithë, në politikë e në media, u mobilizuan të manipulojnë dhe ta përdorin vrasjen e një djali të ri për të nxitur urrejtjen ndaj nesh”, tha Rama./vizionplus.tv