Subscribe

Kryeministri Edi Rama zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në DIbër.

 

Gjatë fjalës së tij Rama ka sulmua kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Duke ju referuar kandidatit të PD-së si dhe kandidatit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ të Sali Berishës, tha se njëri ka dalë nga vrima e bravës dhe tjetri nga vareja.

 

‘Një ndarje për qëllime personale, nuk ka aty fare as Shqipëri as dinjitet as sovranitet. Ato janë të gjitha përralla, janë të gjitha tym për të fshehur të vërtetën. E vërteta është se janë dy njerëz në hall, njëri që do të marrë me insistim atë për 30 vjet. Tjetri nuk ka lidhje, është aty pa lidhje, i ka ngel në dorë ajo gjë dhe tani që duhet ta mbajë ne dorë nuk e mban dot. Kjo është politika e ndarjes në Shqipëri. Ndërsa politika kombëtare është bashkëqeverisja. Ndërkohë që votimi është çështje personale, hajdeni të punojmë për Shqipërinë. Nuk mund të angazhohet një milet i tërë për brava apo për varre. Një kandidat që ka dalë nga vrima e bravës dhe tjetri nga bishti i varës. Janë të dy produktet bravash dhe varesh. Janë e dalë nga brava dhe një bisht varaje. Dibra duhet të votojë për të zgjidh hallin a vlen më shumë brava apo duhet më shumë vareja. O do kapni bravën e t’ja vini tunelit atje, ose do merrni varenë e të hapni rrugën. E treta e vërteta është se vazhdojmë punën ne. Dibranët si ta kenë, por në vazhdojmë punën. Edhe në verë do të hapet tuneli i rrugës së Arbrit. Ata duhet të ikin të dy, të hapët brava dhe duhet futur vareja në magazinë. Qeshim se nuk qajmë dot për atë hall.’– tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *