Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj Ambasadës së Rusisë në Tiranë, e cila përmes një postimi theksonte se është e gatshme të furnizonte Shqipërinë me vaksinën e saj kundër koronavirusit, Sputnik–V.

Gjatë konferencës me gazetarët, kreu i qeverisë e konsideroi një provokim qesharak, ndërsa shtoi se pret një ndjesë publike nga Ambasada e Rusisë për postimin e shpërndarë.

Ai tha se Shqipëria është e fokusuar vetëm tek Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna, që janë të njëjtat të cilat do të marrin edhe vendet e Bashkimit Europian.

“Postimi i mabasades ruse është një provokim qesharak, kujtova se ishte meme. Nje ndjesë nga amabsada ruse do të ishte e mirëpritur. Nuk i ka hije Ambasadës së Rusisë në Shqipëri. Ne jemi fokusuar tek vaksinat e Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna. Nuk dua të gjykoj vaskinën ruse, por për momentin jemi të përqëndruar tek këto kompani.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *