Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërisht thirrje studentëve për të diskutuar në lidhje me kërkesat e tyre.

 

Në një postim në “Facebook”, kryeministri Rama duke mos shprehur kundërshti në lidhje me protestën e studentëve u kërkoi këtyre të fundit që ta vazhdojnë atë, por të ndërtojnë një urë komunikimi me qeverinë pasi kjo nuk është një lojë force.

 

Rama u shpreh se është i gatshëm t’i presë ata në çdo orë dhe se është i gatshëm që t’i japë përgjigje jo vetëm 8 pikave por edhe problemeve të tjera që shoqërojnë arsimin e lartë.

 

“Të dashur protestues, Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.  Do të ishte hera e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s’duan të ulen në tryezë me qeverinë që u thotë hajdeni t’i plotësojmë!

 

Rama bëri edhe një propozim interesant teksa ftoi 140 studentë, përfaqësues të protestës që të ulen në 140 karriget e Kuvendit dhe të dikutojnë për zgjidhjet e mundëshme.

 

 

“(Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia:-) Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim?”

 

Kreu i qeverisë tha se ai i fletë 140 mijë studentëve që janë në total në Shqipëri dhe jo vetëm 10 mijë prej tyre që kanë dalë në protestë. Rama shtoi se është dakord me pikat e të rinjëve por ato kanë nevojë për t’u zbërthyer një më një.

 

“Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju. Ju keni 1 pikë pastaj bëhen 4 pika dhe më pas shkojnë 8 pika, ndërsa unë kam më shumë se 8 pika. Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. E kjo nuk bëhet si gjëagjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër. Ju e dini vetë, po unë jam me ju jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush;-)”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *