Subscribe

Dialogu me studentet është zhvendosur këtë të mërkure në Vlore, ku kryeministri Rama eshte pritur me jo pak protesta nga studentet.Madje nje pjese prej tyre braktisen dhe takimin.

 

Por reagimi i te rinjve gje nuk e ka penguar kreun e qeverise qe te vijoi diskutimet me studentet e tjere qe ndodheshin ne salle.

 

Rama edhe njëherë ka përsëritur se në janar qeveria do të paguaj 50% te tarifes ndërsa vitin tjetër akademik do të bëhet tarifim sipas meritës ose gjëndjes ekonomike.

 

 

Shteti do paguajë, e në fillim, edhe për ata me 4-a do paguajë shteti gjysmën e tarifës, në janar askush nga ju nuk do paguajë sic do paguante. Gjysmën e tarifës do e paguajë shteti, shteti nuk është qeveria. Vitin tjetër të dalin nga ajo zona e të ngjiten më lart nëse duan kontribut të shoqërinë, nëse duan të hanë e të pinë qyl në kurriz të familjes për të marrë 4, këtë e bëjnë po tua lejojnë prindërit, por qeveria nuk merr lekët për tua dhënë atyre. Kjo vlen për vitin e ri akademik, ata që kanë paguar gjysmën nuk do paguajë gjysmën tjetër.

 

 

Rama shtoi se studentet po e hedhin vetë në ere protestën e tyre duke mos qënë të gatshëm për dialog.

 

 

“Unë po them jam dakort me 8 pikat e juaja, madje hajde të zgjidhim edhe të tjera, ndërsa ju thoni “jo”, nuk duam dialog. Ju po e coni protesten për lesh, më falni që po ju them kështu. Ndërkohe jua përsëris unë nuk dua që protesta të shkojë për lesh. A e mbajtja unë premtimin që në fillim kur hoqa pikan 4 të VKM-së. Pse e hoqa? E hoqa sepse ishte një kërkesë e drejtë e juaj. Këtë gjë po bëj edhe me pikat e tjera. Ama a mund te a thoni ju mua si ta plotesoj une kerkesen tuaj per vite 50% te studenteve ne institucionet e arsimit te larte kur nuk e ka asnje vend i Europes?”

 

 

RAMA: BEJME ME SHUME SE 8 PIKAT

VLORE, DISA STUDENTE BRAKTISIN TAKIMIN ME KRYEMINISTRIN

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *