Subscribe

Pak ore pas mbledhjes me koordinatoret e PS ne qarqe, kryeministri Rama shpalli publikisht ndryshimet ne kabinetin qeveritar. Lideri i mazhorances shfrytëzoi komunikimin javor ne Facebook per te sqaruar te gjithë ato qe ai i quajti teori konspirative për lëvizjet ne ekzekutiv.

 

“Këto ndryshime nuk kanë lidhje me shfaqjet elektorale që jepen një orë paradite dhe një orë pasdite në studion televizive që është instaluar poshtë zyrës time. S’kanë asnjë lidhje as me deputete e PD-se qe bëjnë edhe turne nate me grafik për te ruajtur studion dhe turfullojnë me njeri-tjetrin për pagat e figurantëve, te cilat mezi i mbledhin per te duartrokitur liderin qe nuk e kane”.

 

Rama pranoi se lëvizjet janë krejtësisht politike. Por ato nuk erdhën si pasoje e punës se dobët te ministrave, përkundrazi.

 

“Ndryshimet janë politike dhe ministrat dhe ministret që do t’i çoj presidentit për dekretim do të jenë të katërt nga radhët e PS. Ndryshimet nuk nxiten nga rezerva për punën apo rezultatet e katër ministrave, të cilët largohen me konsideratën time me pozitive për kontributin e tyre ne rrugen e veshtire te reforimit dhe ndryshimit te vendit. Duke filluar nga Saimir Tahiri, kampioni ynë ku policinë e ktheu në institucionin më të besuar për shqiptarët”.

 

Zërave se largimi i Ministrit te Brendshëm Saimit Tahiri, erdhi si pasoje e kërkesës se aleatit te tij Ilir Meta, Rama iu përgjigj duke i kujtuar te drejtën kushtetuese qe gëzon per çdo ndryshim. E qe sipas tij, ka vetëm nje motiv: Përgatitjen për zgjedhjet e 18 qershorit.

 

“Ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të Ilir Metës që e ka respektuar dhe mbështetur rolin tim kushtetues si kryeministër për caktimin apo lirimin e ministrave pa dallim. Ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së 18 qershorit, të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve, në përballimin e një volumi të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë, duke nisur nga Tirana, ku Saimir Tahiri është kryetar i partisë sonë dhe ambicia jonë është të ngrihemi mbi rezultatin fitores shembullore të 2013.”

 

Dhe ndërsa shpalli keto ndryshime rolesh ne funksion te fushatës, rivalit politik Basha, Rama i përcolli këtë mesazh:

 

“Muzika le të vazhdojë, karvani do shkojë përpara.”

 

 

Ndiqni komunikimin javor të kryeministrit në Facebook:

 

 

KOMUNIKIMI I JAVËS

Posted by Edi Rama on Sunday, March 12, 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *