Ashtu si nje vit me pare sezoni politik po percaktohet jo ne parlament por jashte tij. Serish opozita dhe makina e saj e marketingut politik po kerkon te evidentoje permes ngjarjeve ne zyrat e shtetit, ate qe sipas saj esht procesi i pandalshem i kalbezimit te pushtetit ne mandatin e dyte te socialisteve.

 

Ekonomia jep shifra pozitive dhe Shqiperise iu akordua gjysem miliardi euro me interesa te ulet. por serish Rama dhe qeveria e tij jane vene ne mbrojtje, por tashme shigjetat nga ish Ministri i Brendshem dikur, tani jane drejtuar ne kabinet. Pas ngjarjes se Xhisieles, megjithate shume pikepyetje morale dhe penale kane dale ne publik dhe qe kane nevoje per pergjigje. per ministra, deputete dhe sjelljen e mazhorances.

 

Sonte ne mbremje Kryeministri i vendit vjen ne Real Story të Sokol Ballës, perballe nje paneli te gjere analistesh e komentatoresh, ne nje moment delikat te qeverise, por edhe te rajonit, pas referendumit ne Maqedoni dhe krizes politike ne Kosove. Ndiqni debatin me Edi Ramen, ora 21:00, ne Real Story në Vizion Plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *