E martë, 29 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: S’ka ndryshime taksash; Kanabisi? Betejë e fituar

Qeveria “Rama 2” ka përcaktuar prioritet për 100 ditët e para të saj. Nga Velipoja ku zhvilloi takimin e dytë informal me anëtarët e kabinetit qeveritar, kryeministri dha detaje për operacionet që do të nisin menjëherë pas marrjes së detyrës.

 

Reklamë

Kryeministri përsëriti qëndrimin për reduktim të burokracisë, që rëndon qytetarët, por edhe të funksionimit të administratës së ardhshme.

 

E sa i takon taksave, shefi i ekzekutivit tha se nuk do të ketë ndryshime.

 

Lufta kundër kanabisit, sipas kreut të qeverisë është një betejë e fituar.

 

Rama përsëriti vlerësimin pozitiv për marrëveshjen politike më opozitën para zgjedhjeve. Ai tha se do të preferonte bashkëpunim me pakicën e jo rikthim të sjelljes së katër viteve të fundit.

 

Kryeministri ka hedhur poshtë hamendësimet mbi përfshirjen e ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu në qeverinë e tij.

 

E sa i takon protestës së paralajmëruar nga ish-të përndjekurit politike kundër Gramoz Ruçit si kryetar të Kuvendit, Rama tha se kush ndihet i provokuar nga kjo zgjedhje është një hipokrit.

Më shumë video

Reklamë