Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë, Bërzhitë, Lagjia 12 bëri një rezyme të gjithë punës së bërë nga qeveria socialiste gjatë këtyre tre mandateve dhe pse duhet edhe një tjetër mandat.
Rama theksoi se një nga pikat që mbetet për tu zgjidhur janë pensionet, edhe pse sot pensionistët po marrin bonus.
Megjithatë sipas Ramës nuk mund të veprohet më siç ndodhi në të shkuarën gjatë qeverisjes së “Kënetës” ku u shkatërruan uzina e fabrika, e u nxorr në pension më shumë se gjysma e popullsisë sot, e cila po rëndon ende mbi supet e qytetarëve.
Ai tha se nëse qeveria e djeshme do të kishte vepruar me mend, sa i përket uzinave e fabrikave, sot Shqipëria do të ishte shumë përpara.
“Sot biznesi i vogël në rajon që ka zero taksë. Jo vetëm që ka zero taksë, por kur ne e morëm detyrën, biznesi i vogël quhej nga 5 deri në 8 milionë, sotë është deri në 140 mijë euro. Pra deri në 140 mijë euro ti nuk paguan asnjë taksë. Ndërkohë çohet njëri dhe thotë që unë e dija që në 2024, paga mesatare do të shkonte 930 euro. Nuik e dinte, se as ne e asnjë parti tjetër nuk e kishte këtë objektiv. Ne e kemi kapërcyer objektivin tonë. 950 euro është paga mesatare e mësuesve. Kur ne morëm detyrën të gjitha pagat kishin taksën 10%, sot 57% e pagave nuk kanë taksë. Kur ne morëm detyrën pastruesja paguante 10% taksë, njësoj si kryeministri, sot ajo nuk paguan, ndërsa kryeministri e ka mbi 10%. Dhe taksa mbi 10% fillon mbi 1300 euro të ardhura. Ndërkohë që deri aty është 4 deri në 10 %. Po çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që çdo vit duke hequr atë taksë që kishin ata, ne ju kemi lënë njerëzve nga paga, 140 milionë euro në vit. Në 10 vite janë 1.4 miliardë euro, që shteti u ka thënë qytetarëve mbajini ju, se nuk do i marrim ne. Besoj se këto janë gjëra domethënëse. Kur vjen puna te ekonomia është normale të thonë që ka edhe më mirë. Unë jam i vetëdijshëm që duhet bërë edhe më mirë. Jam i vetëdijshëm edhe për debatin për pensionistët. Por nëse bëjmë me pensionistët gabimet që u bënë në të kaluarën, ne nuk do të bëjmë detyrën ndaj fëmijëve tanë, flas për kënetën, që bënë kur nxorrën në pension masivisht një dynja të tërë se i vunë zjarrin industrisë, i vunë flakën dhe tymin industrisë ushtarake, që po të ishin kujdesur sot do kishim tjetër bazë, dhe sdo shihnim vendet e tjera, por dhe aty do i kapim dhe nxorrën në pension 40-vjeç e lart. Tani nëse ti nxjerr gjysmën e njerëzve në pension, e pastaj mban në kurriz për dhjetra vjet kush paguan sigurime e kush jo, i hap vendit tënd këtë problem që e kemi në mesin tonë, e nuk duhet të biem në tundimin siç e zgjidhën ata, që tu lëmë fëmijëve po këtë hall nuk funksionon. Ne jemi të vetëdijshëm se pensionistët kanë nevojë për më shumë mbështetje. Prandaj ju kemi dhënë një bonus që se imagjinonim vite përpara. Kur filluam të japim bonus ishte 3 mijë lekë të reja, tani e kemi kapërcyer me 150 euro për ata që kanë një pension deri në 200 euro, dhe 110 euro për ata që e kanë pensionin mbi 200 euro. Janë 160 e kusur milionë euro për pensionistët, 140 milionë euro që ua lëmë njerëzve nuk ua marrim, zero taksa për biznesin e vogël, ju lihen njerëzve që të fuqizojnë veten e tyre dhe i hiqen buxhetit. Ne nuk jemi dakord që tu marrim gjithë bizneseve të vogla me taksë, e kam thënë deri në 2029 do të jetë zero. Biznesit të madh je kemi bërë 15%. Kemi bërë diçka për shëndetësinë, duhet të jesh totalisht i verëbër, nga ata që Zoti ju ka dhënë dy sy por ju ka blloku trurin e vogël, e të zhytur në kënetë që të thuash sot shëndetësia më keq s’ka qenë ndonjëherë. 53 spitale kemi bërë ne. 10 spitale janë ndërtuar që nuk ekzistonin fare, gjithë të tjerët janë ribërë nga e para”, tha Rama.





