Subscribe

Në krye të agjendës, kryeministri Edi Rama, si kryetar i Kryetar i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë vendosi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë. Në prezantimin e programit që Shqipëria në bashkërendim me vendet anëtare të OSBE-së do të ndjekë gjatë mandatit një vjeçar të saj, Rama u angazhua për gjetjen e rrugës së paqes.

 

Kuptimi i intervenimeve ishte që përgatitjet janë të shkëlqyera dhe kjo është mjaft inkurajuese sepse kjo është legjitime që disa anëtarë edhe mund të kenë qenë pak skeptikë dhe më shumë se disa anëtarë në Shqipëri kanë shprehur skepticizëm, sesa të gatshëm jemi ne për të përballuar këto detyra. Kjo është një detyrë historike, pasi është hera e parë që Shqipëria ka një rol në skenën ndërkombëtare. Ne sot filluam mirë dhe përcaktuam prioritetet tona. Ne nuk do të rishpikim botën apo ndonjë gjë tjetër, por të sigurohemi se baza do të mbetet sikur janë dhe nuk do të prishen nga disa era rrezikuese. Duam të bëjmë një ndryshim në terren. Të zbatojmë angazhimet tona bashkë”.

 

Në mbyllje të seancës së Këshillit të Përhershëm të OSBE, kryeministri Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger dolën para mediave. Duke qenë se siguria përbën një nga shtyllat e programit të prezantuar nga kryeministri, Edi Rama, edhe një herë e vuri theksin se Shqipëria nuk është e rrezikuar nga ngjarjet e ndodhura në Iran.

 


“Ne nuk jemi posacërisht të rrezikuar pas ngjarjes. Ne e dimë shumë mirë që duke ndërmarrë hapin e përfshirjes në operacionin e mbrojtjes së jetëve të kërcënuar me vdekje nga regjimi i Teheranit, kemi marrë përsipër një risk. Jam shumë krenar që është marrë përsipër në mënyrë bipartizane. Në këtë drejtim politika shqiptare ka një qëndrim dhe e ka bërë këtë hap me një bindje të unifikuar në funksion të detyrimeve të një aleance të padiskutueshme me SHBA-në. Dua ta nënvizoj se jemi anëtarë të NATO-s dhe cdo sulm mbi vendin tonë është një sulm mbi NATO-n. Të jemi të qartë. Për kë mund ta ketë imagjinuar përfshirjen tonë në NATO si celebrim të një statusi të ri dhe jo moment angazhimi për përballjen me risqet duhet ta rikonceptojë. Jemi në një botë që përballemi me armiq të lirisë dhe demokracisë. Jemi krenarë që jemi të dobishëm në mbështetje të aleancës që lufton për një botë më të mirë”.
 

Paqja, demokracia, vullneti i përbashkët politik, nuk duhet të jenë vetëm fjalë kyçe që na bashkojnë por objektivat tona të përbashkëta tha Rama që do ta çojnë OSBE-në në luftën kundër krimit, trafikut të armëve të lehta, lirisë së shtypit, dhunës ndaj grave dhe gjuhës së urrejtjes.

 

“Theksoj atë që unë thash, në paraqitjen time. Kryesuesi i OSBE unë nuk duhet të shprehë qëndrime, pikëpamje që mund të jenë të natyrshme kur flas si kryeministër i Shqipërisë, por në këtë pozitë që jam si kryesues i OSBE kjo nuk do të jetë njësojë. Kështu si kryesues i OSBE është të nxisë dialogun dhe mënyrën për të ecur përpare dhe të garantojmë paqe. Kriza në Ukrainë dhe rrotull saj është një sfidë shumë e madhe në Evropë. Duhet të mbështesim punën e monitoruesve në këtë zonë. Të punojnë me përfaqësuesin special . Të jemi sa më pozitiv që dy vendet të ruajnë paqen. Jam fuqimisht i angazhuar me vizitën në Rusi, që kjo krizë me Ukrainën të mos shkallëzohet më tej. Në mënyrë të vazhdueshme që të zbatohet marrëveshja e Minskit. E kemi marrë si bazë të njohur nga të dyja palët.”

 

Marrja zyrtarisht e kryesimit të OSBE-së, u pri nga foto tradicionale familjare me ambasadorët e misioneve të vendeve anëtare në Vjenë dhe një takim jo-zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE Thomas Greminger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *