Subscribe

Socialistet e Vlorës e Gjirokastrës jane thirrur per te votuar delegatet për ne kongresin e 19 marsit, duke shënuar edhe mbylljen e procesit te zgjedhjes se anëtareve te kongresit për 12 qarqet e vendit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pasi ka vëzhguar procesin ne qytetin e Vlorës, ka deklaruar se mbledhja e forumit me te larte te Partisë Socialiste, nuk është thjesht nje moment i rëndësishëm per forcën politike qe ai drejton, por edhe per qeverisjen e vendit.

“Do te vazhdojmë me kongresin e partisë qe ka nje rendesi themelore pasi  eshte nje moment kyç per t’i dhene nje shtyse edhe me te forte reformave per t’i dhene nje shtyse edhe me te forte transformimit te gjithanshëm te vendit duke thelluar operacionin ne çdo sektor, per ta çliruar organizmin e vendit tone nga kanceri i shume viteve pa shtet pa reforma, pa institucione dhe pa asnjë sens te drejtimit kështu qe ashtu si vendi edhe Partia Socialiste, ka detyrimin qe jo vetëm te ece ne drejtimin e duhur, por ta udhëheqë vendin ne drejtimin e duhur.”

E vetmja zone qe nuk do te ketë delegate ne kongresin e socialisteve duket se është Lazarati, pasi numri i anëtareve te PS ne kete njësi, nuk mjafton per t’u përfaqësuar ne kete forum e per kete arsye atje nuk janë zhvilluar zgjedhjet.

Ajo qe bie ne sy ne listën e kandidateve per delegate te kongresit ne Vlore është se emri i pare ne liste është ai i deputetit Koço Kokedhima dhe i kryetarit te PS te Vlorës Edmond Leka, te cilët sipas parashikimeve statutore janë automatikisht delegate ne kongresin e 19 marsit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *