E premte, 2 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama shton qeverinë, ja ministri i ri

Kryeministri Edi Rama I ka propozuar presidentit Meta krijimin e një ministrie të re që do të drejtohet nga Arben Ahmetaj.

 

Reklamë

Në një postim në Twitter, Rama shprehet se program I rindërtimit kërkon një ministër të ngarkuar ekskluzivisht me qëllim koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare.

 

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”

 

Pas propozimit nga ana e Kryeminsitrit, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, i cil I ka njoftuar se nuk do të ketë asnje vonese ne dekretimin e Ahmetajt si ministër të Shtetit për Rindërtimin.

 

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë