Subscribe

Reforma në sistemin e drejtësisë, sipas kryeministrit Edi Rama, do t’i japë shtysë zhvillimit të ekonomisë. Gjate bisedës me një familje në Dovolan të Dibrës, shefi i ekzekutivit foli per rëndësinë e pastrimit te sistemit nga gjykatësit e korruptuar.

 

Më herët, kreu i qeverisë kërkoi votën e dibranëve, që Partia Socialiste të qeverisë e vetme pas 25 qershorit, pasi sipas tij, shteti nuk duhet të konsiderohet më si tepsi. Rama u shpjegoi fermerëve të Sohodollit marrëveshjen mes tij dhe Lulzim Bashës. Lëshimi që bëri mazhoranca, tregoi se demokratët nuk i sheh si armiq, tha kryeministri.

 

Edi Rama tha se vetëm vota për socialistët është garanci për të mos shkatërruar atë që u ndërtua në mandatin e parë dhe për të vazhduar përpara me reformat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *