Kryeministri Edi Rama pranon se kapacitetet për t’i bërë ballë situatës së rëndë shkaktuar nga zjarret, janë të vogla. Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë ka shkuar se nuk ka dyshim se kapacitetet mbeten të ulëta, përballë këtij kërcënimi kaq serioz. Por, ai thekson se dhe në katër vitet e ardhshme, qeveria do të përpiqet seriozisht për rritjen e këtyre kapaciteteve.

 

Megjithatë, thekson Rama, faktet flasin vetë qoftë për punën kolosale që është bërë në kushte tejet sfiduese, qoftë për kujet e krismat dixhitale të atyre që duhet të japin llogari e jo të kërkojnë llogari. Sipas tij, nga 280 vatrat e zjarrit në të cilat ka qenë e nevojshme ndërhyrja e strukturave shtetërore, sot janë aktive vetëm 8 prej tyre. Ndërkohë që ky numër pritet të ulet në orët në vijim, shkruan kryeministri, falë gatishmërisë maksimale, koordinimit të plotë dhe bashkëpunimit të lartë mes institucioneve vendore e qendrore.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *