Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e sotme ka deklaruar se Shqipëria është në krah të Kosovës nëse fillojnë të përdoren armët.

Nga Brukseli, ku ndodhet, Rama ka folur për mdiet në Kosovë dhe ka deklaruar se lutet që opsioni i përdorimit të armëve të mos vijë, por nëse ndodh padyshim se Shqipëria do të qëndrojë me Kosovën.

Lexo edhe :

Related Posts

“As nuk diskutohet se Shqipëria ka qëndruar, qëndron dhe do të qëndrojë pranë Kosovës në çdo rast nevoje edhe nëse, mos e dhëntë Zoti, gjërat shkojnë në pikën ku në mes nuk është më fjala, por armët”.

Por, Rama thotë se liderët në Kosovë por edhe Shqipëri duhet të mendojnë për të ardhmen që vendet të bëhen më të respektueshme në rrafshin ndërkombëtar.

“Duhet të vendosim vendet tona në një realitet ku aleatët tanë kanë respekt për ne”.

I pyetur nëse Kosova sulmohet si do të reagojë Shqipëria, Rama është përgjigjur, se Kosova nuk është vetëm.

“Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe nuk është një entitet gjeografik që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën është sulm mbi Shqipërinë, por nga ana tjetër Kosova nuk është vetëm dhe ka aleatë strategjikë pa të cilët Kosova nuk mund të ekzistonte si shtet. Për këtë arsye duhet të mendojmë për peshën e aleatëve të Kosovës”, ka deklaruar Rama./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *