E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Shqipëria nuk ngjitet në majë duke fjetur gjumë

Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama për fushatë elektorale ishte Fushë-Kruja.

 

Reklamë

Në fjalën e tij, shefi i qeverisë deklaroi se vetëm Partia Socialiste mund ta ngjisë Shqipërinë në majë.

 

Kundërshtarët politikë Edi Rama i akuzoi se dinë vetëm të flejnë gjumë e të prishin punë.

 

“Si zgjidhet? Duke i rënë sërish rrugës së shkurtër? Duke besuar se Rrapushi u ngjall? Duke fjetur gjumë? Të votosh ata që nuk i kanë thënë një herë punës “Mirëmëngjes” dhe çdo ditë që kanë patur fatin të drejtojnë këtë vend, vetëm i kanë bërë punët mbrapsht. Zgjidhet si me tramvajën e Tiranës? Zgjidhet vetëm duke vazhduar të ngjitemi, duke provuar siç provuam përballë tërmetit, armikut të padukshëm, forcën e karakterit tonë. Përmasa e një burri nuk matet në ditë të mira, por në ditë të këqija. Nuk matet kur ecën në një rrugë të drejtë, por kur ngjitet në njtë të përpjetë dhe nuk dorëzohet derisa arrin majën që i ka vënë vetes. Kush do të kishte sukses pa punë dhe sakrifica? PS do të jetë e para që zgjohet dhe e fundit që fle. Kështu do ta ngjisim Shqipërinë në atë majë ku e meriton.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë