Kryesocialisti, Edi Rama ka vlerësuar punën e kabinetit të tij gjatë këtij sezoni turistik, ndërsa thekson se vendi ka hyrë në një fazë tjetër të rëndësishme të progresit ekonomik dhe jo vetëm.

 

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS, Rama shprehet se Shqipëria e 10 viteve më parë nuk i përafrohet aspak realitetit të sotëm.

 

“Shqipëria nuk ishte një distancon turistik evropian. Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë plehrave dhe prapambetjes. Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për Shqipërinë ishin si pika uji në shkretëtirë. Industria jonë ishte inekzistente. Këtë vit qenë pranverë nuk ka pasur javë të mos jetë shkruar për Shqipërinë turistike. Këtë verë në ekranet e televizioneve publike e bombarduan publikun me tone bombastike për shpërthimin turistik të Shqipërisë”.

 

Sipas tij, Shqipëria u lartësua edhe në sytë e botës, ku shumë media prestigjoze i dedikuan artikuj promovues, të cilët u përkthyen në një numër të lartë turistësh.

 

“Shqipëria e 10 vite më parë, kishte po këto dete, male e lumenj, por nuk ishte një destinacion turistik europian. Turistët më europianë ishin emigrantët shqiptarë. Për të tjerët Shqipëria ishte sinonim i pasigurisë.

 

Në pasqyrat e shtypit lajmet e mira ishin si pika uji, ndërsa për turistët e pakët Shqipëria ishte një vend zhgënjyes.

 

Këtë verë kronikat me prestigj botëror, e bombarduan publikun për shpërthimin turistik të Shqipërisë.

 

Korça Berat e të tjera qytete aty ishin, por turizmi ishte një kockë pa mish. Në Berat nuk shkohej dot se nuk kishte rrugë, për të fjetur ishte laj thaj hotel Tomorri. Në Gjirokastër, cop cop po ashtu. Rritja e kësaj decade të parë të qeverisjes sonë, kulmoi me një bum turistik. Kjo erë e re për turizmin u ndje edhe në qytetet të tjera larg bregdetit, ku vite më parë as që imagjinohej. Kur unë flisja për Tepelenën turistike më besonte vetëm tërmeti”, thotë Rama.

 

 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar. Përtej arritjeve të këtij sezoni, Rama do të përcaktojë dhe  objektivat për sezonin e ri politik. Ai pritet të shpallë edhe emrat e sekretariatit të ri të partisë dhe ndryshimet në qeveri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *