Kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalimit të fitores në sheshin ‘Skënderbej’, falënderoi gjithë qytetarët që i besuan mandatin e katërt
Ai tha se Europa do të vijë në Shqipëri në tre ditët e ardhme, duke iu referuar Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në Tiranë në datat 15 dhe 16.
Lexo edhe :
Related Posts
Rama nënvizoi se më e mira për Shqipërinë është përpara.
Rama: Ky është një mandat për Shqipërinë me besim të lartë.Shqipëria e tre ditëve që vijnë do të jetë qendra e Europës. Presidenti i Francës largohet i fundit pasi do të qëndroj pas samitit. Më pas do të nis javën e re me një imazh më të mirë, më krenar si Europa e Ballkanit që do të jetë lajtmotivi, inspirimi dhe burimi i energjive dhe forca e këmbënguljes sonë për katër vite të tjera. Kini besim te Shqipëria sepse Shqipëria ka besim te ne. Besojeni më shumë se asnjëherë që më e mira është e gjitha përpara, por jo aq përpara sa ne mos ta arrijmë. Po është aq përpara sa ne ta arrijmë. Asnjë, asnjë vat nga kjo energji nuk do ta lëmë pa e shkrirë për t’ua kthyer mbrapsht atyre dhe Shqipërisë.
/vizionplus.tv






