Subscribe

Kuvendi i Kosovës mbajti këtë të dielë një seancë solemne kushtuar 10 vjetorit të Pavarësisë.

 

Seanca nisi me fjalën e kryetari të Kuvendit, i cili përshëndeti të ftuarit specialë dhe të pranishmit në parlament.

 

10 vjetori i pavarësisë bëri bashkë në një sallë liderët politikë nga Shqipëria e Maqedonia, por propozimi më i veçantë u bë nga kryeministri Edi Rama. Ai foli për zgjedhjen e një presidenti të përbashkët Shqipëri – Kosovë,  si simboli më I mirë I unitetit kombëtar.

 

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky përfytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e nacionales, por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur, sot na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet.

 

Një përshëndetje e veçantë për këtë 10 vjetor e dha kongresmeni amerikan, Eliot Engel:

 

“Është hera e tretë që unë flas sot këtu. Gëzuar ditëlindjen për të 3tën herë! Mund të them që kjo është gjithashtu një ditë e rëndësishme edhe për mua. Është koha të lëvizim para. E di tragjedinë e 1999-ës, vuajtjet, dhe 10 vjet më pas, ne duhet të vlerësojmë atë që jemi sot. Shumë njerëz nuk mendonin se Kosova do të arrinte pavarësinë e saj, dhe ja ku jemi sot. Unë them: gëzuar Ditëlindjen Kosovë.”

 

Pas seancës solemne, të pranishmit dolën në sheshin qendror të Prishtinës, ku ndoqën parakalimin e forcave të sigurisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *