Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat dhe ironite ndaj presidentit Meta. Ne fjalen e tij ne seancen e jashtezakonshme parlamentare ku do te shkarkohej Fatmir Xhafaj, kreu i qeverise tha se Meta te cilen e votoi kjo mazhorance e kishte bere punen shume mire derisa shkeli kushtetuten ne rastin e mosdekretimit te Sander Lleshit. Ai tha se qeverine mund ta pengoje vetem sovrani dhe aspak kreu i shtetit.

Fjala e plote e Rames ne Kuvend:

 

 

Shume nga ne kane votuar per Meten President.

Ate dite ne nuk e kishim shumicen absolute qe kemi sot. Por une e kasha bindjene  plote se Meta ishte kandidatura me e pershtathsme qe ai te ishte presidneti I 7 I republikes.

Per hi rte vertetes qe kur hyri ne presidence pas dalldisjes fatkeqe rrugeve te shqiperise me flamurin e shqiperise, ai e ka justifikuar thuajse plotresisht besimin tone,. Ka respetuar kushtetuten, ka peshuar fjalen dhe ka baraspeshuar qendrim, por qysh prej te shtunes ne mbremje, ne kemi nje problem me te ose me sakte nje problem I krijuar nga vete ai ndaj shumices qeverises.

Puna jone eshte te hartojme ligje, deri kur te kemi besimin e popullit dhe te qeverisim ne mazhorance me 71 deputete. Kushdo ka të drejte të hidhet përpjete ndaj nesh dhe të na kritikojë por askush pervec popullit Sovran nuk na pengon dot, dhe kjo vlen edhe për presidentin.

Kushtetuta I ka të përcaktuar një për një 12 kompetencat e tij. Ndër to nuk figuron në asnjë vend refuzimi i ministrave që gezojne besimin e kryeministritr. Të jeni të bindur se Nishani do ta kishte zbuluar këtë gjë nën rreshta nëse do të mundej. E pati një rast Nishani por e firmosi dekretin për një minister që nuk e donte pasi ishte I lidhur fort nga kushtetuta. Ajo nuk I jep presidentit as direct dhe as me nenkuptim kompetencen për të refuzuar anëtarët e kabinetit qeveritar.

 

Letra që Meta me ka dërguar:

“ Z.Kryeministri në përgjigje të shkreses suaj datë 27.10 .2018 për propozim për emerim ministry për Sandër Lleshaj deshiroj tiu bëj me dije se në cilësin e e kryetarit të komisionit të sigurisë kombëtare, në mbështetje të kushtetutes presidenti nuk krijoi bindjen për ti dhënë besimin kandidaturës së z.Lleshaj për minister të brendshëm, prandaj nuk mund ti përgjigjemi pozitivisht kërkesës së kryeministrit”.

 

Unë presidentit I kam cuar dekretin për një minister dhe jo për një kandidat. Ai nuk ka competence ta refuzoj këtë kërkesë, por ka detyren ta miratojë. Nga ana tjeter nuk I kuptoj deklaratat e tij prandaj po e them publikisht se nuk ka asjë perpjekje nga ana jonë si mazhoranca dhe nga unë vete për të intimiduar presidentin. Madje mund të them që edhe biseda e fundit me të ka qënë konstruktive. E falenderoj presidentin për hulumtimin tejet skrupuloz që I bëri figures së Sander Lleshit, madje dikush mund të thotë: Mos është kjo pastërti kaq e madhe skenderbegase e Sander Lleshit që e shqetëson Ilir Meten? Unë nuk e besoj këtë gjë gjithsesi…Mesa duket gjëndja ku ndodhet opozita e shqeteson shumë presidentin.As vetë kinoshqup nuk gjeti asgjë për Sander Lleshin. Unë vete nu e kam humbur besimin se presidenti Meta nuk e ka thënë ende fjalën e fundit për këtë cështje edhe pse afati kushtetues ka përfunduar.Unë e përshendes reflektimin e presidentit i cili votoi dekretin për emerimin e ri të drejtorit të ri te SHISH. Z.Helidon Bendaj I uroj punë të mbarë dhe shumë suksese në detyren e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *