E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama shpërthen ndaj Metës: Kërcënon e shantazhon për hir të LSI, që bredh lule më lule

Duke kometuar vendimin e mazhorancës për të rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për Kodin Zgjedhor, kryeministri Edi Rama nuk la pa sulmuar kreun e shtetit. Sipas Ramës, Meta vetëm detyrën e presidentit nuk po bën. Ai deklaroi nga Parlamenti se presidenti ka hallin e LSI dhe prandaj sillet ashtu.

 

Reklamë

“Është një përpjekje që përsëri tregon se ku do të dalë Ilir Meta. Do të dalë aty ku deshi të dalë edhe më parë, të hedhë në erë zgjedhjet. Kjo lojë ka mbaruar. Ne bëmë maksimumin, këtu brenda është edhe 5 Qershori. Nuk e kuptoj Metën që flet për 5 Qershorin si për 29 Nëntorin. E ka harruar fare aty që është aty president. E ka kthyer presidentin në një si ato krijesat me lloj-lloj materialesh që vendosen nëpër ara për të trembur zogjtë. Nuk e them dot si quhet, por ashtu është. Kërcënon, shantazhon, shfaqet një herë në krah të një busti, një herë në krah të një busti tjetër. Ngre një akuzë të madhe që ne po shkelim mbi gjakun e tyre me Elisën në krye. Të sillet si President i Republikës, jo si shef i Monikës. Kërkon të fusë një sherr të madh për llogari të asaj partie që është shëmbëlltyra e degradimit të gjithë këtyre viteve pasi ka bredhur lule më lule. Tani ka gjetur lulen e duhur.

 

Reklamë

Kryeministri deklaroi se me Kodin e ri Zgjedhor, të gjithë fituan atë që deshën, përveç Partisë Socialiste. Ai ironizoi deklaratat e krerëve të opozitës se do të fitojnë 100 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Gjithashtu paralajmëroi demokratët për atë që i pret në këto zgjedhje.

 

“Në 25 prill ne PS nuk do të kemi vend dhe ju do të jeni mbledhur tek Pallati i Kongreseve për të hapur sesionin e ri. Nuk di sesi mund të trajtohet ndryshe kjo situatë. Imagjinoni çfarë ju pret o demokratë, do të shkoni në zgjedhje si tek Vehbiu e tek Sudja, jep nji, merr dy. Do të jepni votën për Lulin dhe do të merrni mbrapsht dy të tjerë, Iliri dhe Monika. Se Saliu është tek ajo krraba e njishit, kurse Luli tek fundi njishit.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë