Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zhvillimin e një seance të posaçme dëgjimore nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian për situatën në Shqipëri, ku gjatë diskutimeve spikatën qëndrimet kritike dhe kërkesa e përsëritur për plotësimin e kushteve.

Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se nuk ka 15 kushte për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ai ka shpërndarë fjalën e Genoveva Ruiz Calavera, Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian. Sipas tij, eurodeputetja qartësoi se për Shqipërinë nuk ka 15 kushte për hapjen e negociatave.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian NUK KA 15 KUSHTE dhe KUSH E PËRSËRIT ATË KËNGË KA THJESHT QËLLIMIN POLITIK TË LUFTËS QORRE ME QEVERINË…Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *