E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rama: Shpërblim për ushtarakët

Ceremonitë qeveritare për 105 vjetorin e krijimit të Ushtrisë Shqiptare, u zhvilluan  me pak ditë vonesë, për shkak të angazhimit të Forcave të Armatosura në operacionet e shpëtimit në zonat e përmbytura.

 

E për këtë kryeministri Edi Rama foli me superlativa për të gjithë ata që mundën të kapërcenin situatën e vështirë.

 

Reklamë

Për aksionin në vijën e parë të betejës në zonat e përmbytura, qeveria tha kryeministri, do t’i shpërblejë financiarisht.

 

Një mea-culpa qeveritare kryeministri e bëri për pagat e ulëta të Forcave të Armatosura. Por premtoi se vitin e ardhshëm do të nisë rritja e ndjeshme e pagave dhe buxhetit të mbrojtjes.

 

Në ceremoninë e 105-vjetorit të krijimit të ushtrisë, u dekoruan 7 reparte ushtarake, për kapërcimin e gjendjes së vështirë të shkaktuar nga përmbytjet në zonat më të goditura.

 

Më shumë video

Reklamë