E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama shkon në Fier, takohet me naftëtarët e Ballshit

Pas ndërprejes së grevës së urisë nga naftëtarët në Ballsh, sikundër ishte njoftuar, kryeministri Edi Rama ka shkuar në Fier, me të cilët do të zhvillojë një takim, me synim gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e pagave të prapambetura.

Po ashtu, në këtë takim është i pranishëm edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.

Naftëtarët përcaktuan pasditen e kësaj të hëne një përfaqësi që përbëhet nga 8 persona.

Naftëtarët mbyllën grevën një ditë më parë, me kushtin që Rama t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së pagave të prapambetura prej 19 muajsh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë