E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Video · Politikë

Rama shkarkon 12 prefektët

Të 12 prefekturat në vend nga nesër do të drejtohen nga ish-ushtarakë. Në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Edi Rama nënshkroi vendimet për shkarkimet e të gjithë prefektëve dhe zëvendësimin e menjëhershëm te tyre. Para mediave, kreu i qeverisë tha se i beson integritetit moral dhe profesional te drejtuesve te rinj. Detyra kryesore do të jetë vazhdimi i luftës kundër kultivimit të kanabisit në vend.

 

Si të deleguar të qeverisë, prefektët do të duhet të përballojnë situatat e vështira, të cilat lidhen me emergjencat civile.

 

Reklamë

Pas prezantimit, kryeministri nuk dha përgjigje kur u pyet për motivacionin e dorëheqjes së ish-kreut të SHISH dhe situatën në Himarë.

 

Kryeministri e mbylli komunikimin me një batutë, duke iu rikthyer debatit të rreth një jave që pati më parë me gazetarët në oborrin e Parlamentit.

 

 

Më shumë video

Reklamë