E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama shkarkon kryebashkiakun e Lushnjes

Kryeministri Edi Rama ka firmosur shkarkimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, një ditë pasi u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

 

Propozimi për shkarkimin e kryebashkiakut është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

 

Reklamë

Vendimi është publikuar dhe në fletoren zyrtare, duke hyrë në fuqi menjëherë.

 

“VENDIM Nr. 407, datë 6.7.2021PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË LUSHNJË, Z. FATOS TUSHENë mbështetje të neneve 100 e 115, pika 1, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “a”, të nenit 62, të ligjit nr. 139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të   ndryshuar,   me   propozimin   e   ministrit   të Brendshëm, Këshilli i Ministrave VENDOSI:Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të  rënda,  të  kryetarit  të  Bashkisë  Lushnjë,  z. Fatos Tushe.Ky   vendim   hyn   në   fuqi   menjëherë   dhe botohet në Fletoren Zyrtare.”

 

Tushe u arrestua në lidhje me një tender abuziv me vlerë 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës. Forcat e Policisë dhe FNSH zbarkuan në zyrat e kryebashkiakut, duke vendosur në pranga të gjithë personat e përfshirë në aktet korruptive, si dhe duke sekuestruar dokumente të cilat mund të provojnë këto akuza. Bashkë me Tushen u arrestuan 8 zyrtarë të Bashkisë Lushnje dhe 2 biznesmenë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë