Për shtatorin kryeministri Edi Rama lajmëron një mënyrë të re të funksionimit të qeverisë. Ai nuk foli për ndryshime emrash në kabinet por forcimin e rolit të zëvendësministrave dhe përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë në vendimarrje kyçe.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nevoja për të riorganizuar gjithë procesin qeverisës, duke filluar nga vetë organizimi i këtij procesi në godinën e qeverisë, por edhe me një rritje të konsiderueshme të kapaciteteve qeverisëse, duke forcuar më shumë edhe rolin e zëvendës ministrave, por edhe duke përfshirë në vendimmarrje dhe në proces edhe të tjerë drejtues të agjencive të rëndësishme. Në ndërkohë, do të krijojmë një kanal të ri ndërveprimi me ekspertizën vendase dhe të huaj.

 

Nga diskutimet me ministrat dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë me dyer të mbyllura në Tepelenë, kreu i qeverisë foli për një angazhim të ri, shfrytëzimin e inteligjencës artificiale në sektorë të rëndësishëm si në prokurimet publike, përshtatjen e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian apo në shërbimet online.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Brenda këtij viti e-albania nuk do të jetë më thjeshtë më shkrim, por do të marrësh në “facetime” do komunikosh me e-Albania dhe ai personi që nuk është një person real, por që është një person që i di të gjitha ato që duhet të dijë për nevojat e tua do të drejtojë kliko këtu, kliko aty, shkruaj këtu, shko aty dhe do kryesh shërbimin. Dhe këtë proces do ta shtrijmë dhe në të tjerë sektor.

 

Shkarkimi i Damian Gjiknurit tha Edi Rama nuk erdhi pse emri i tij përmendet në dosjen e SPAK për aferën e inceneratorëve por sepse Partisë Socialiste i duhet të shkojë më lart nga çfarë e çoi ish numri dy i saj.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Po të nisemi në vendimmarrjet tona nga thashethemet apo nga përfshirjet paraprake të kujtdo qoftë në një proces analize qoftë dhe hetimore, atëherë unë nuk di kush mbetet këtu në këtë vend pa u bërë pis. Lëvizjet tek ne bëhen vetëm për arsye të nevojës për ta çuar punën në një nivel tjetër, të nevojës për të kërcyer më lart.

 

Në pikun e sezonit të verës dhe kur pyjet kërcënohen nga zjarret edhe nga dora e njeriut, organeve të drejtësisë u bëri thirrje që të zbatojnë ligjin, të çojnë pas hekurave ata që me apo pa dashje u vënë flakën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *